Marina Vjollca shndërrohet nga një bionde në brune të theksuar, merr vëmendjen me ndryshimin e ri

Mediale Vip

Marina Vjollca shndërrohet nga një bionde në brune të theksuar, merr vëmendjen me ndryshimin e ri

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 00:49
Bukuroshja e njohur, Marina Vjollca

Bukuroshja e njohur, Marina Vjollca, i ka befasuar të gjithë së fundmi me paraqitjen e saj të fundit.

Në paralajmërimin për emisionin e saj të ri, “Klanifornia”, ajo u shfaq me një fustan të zi dhe të gjatë, teksa e gjithë vëmendje ishte te flokët e saj.

Ndryshe nga paraqitjet e zakonshme kur shfaqej si një bionde me flokë të gjata, kësaj radhe Marina ka ndryshuar drastikisht duke u shfaqur në një brune të theksuar.

Marina ka ndarë me ndjekësit edhe një video në Instagram, ku vihej në dukje ndryshimi i saj i ri.

Pëlqimet dhe komentet nga ndjekësit kanë qenë të shumtë, me shumicën prej tyre që kanë ngelur të befasuar nga ky ndryshim drastik i prezantueses.

Marina i takon prej më shumë se një dekade botës së prezantimit, teksa rrallë herë ka eksperimentuar me ngjyrat e flokëve, duke u shquar gjithmonë si një bionde atraktive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat