LSDM: Hyrje në BE dhe NATO me identitet të garantuar maqedonas

Maqedonia

LSDM: Hyrje në BE dhe NATO me identitet të garantuar maqedonas

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 10:47
LSDM

Nga LSDM-ja thonë se po realizohet fjala e dhënë se Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja do ta kthejë Maqedoninë në rrugën e vërtetë, në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s.

“Dyert e BE-së dhe NATO-s janë të hapura, rruga është e pastër, nuk ka kthim prapa. Është siguruar ftesa për anëtarësim në NATO dhe fillim të bisedimeve me BE-në. Maqedonia po ndërtohet si shtet modern, demokratike dhe evropian që në të ardhmen do të jetë në BE dhe NATO”, thonë nga LSDM-ja duke shtuar se anëtarësimi në NATO do të thotë stabilitet, siguri por edhe mundësi më shumë për investime që do të ketë më shumë para në ekonomi, vende të reja të punës dhe standard më të mirë jetësor për të gjithë qytetarët, ndërsa anëtarësimi në BE është treg prej 500 milion qytetarëve, arsim evropian, shëndetësi evropiane për të gjithë qytetarët e Maqedonisë.

“Ajo që është më kryesore, me hyrjen e Maqedonisë në BE dhe NATO identiteti maqedonas është i garantuar. Populli maqedonas, gjuha maqedonase, maqedonas, maqedonase janë të mbrojtura dhe të përforcuara njëherë e përgjithmonë dhe askush nuk do të kontestojë këtë”, thonë LSDM-ja.

Ata shtojnë se për shkak të ardhmes së Maqedonisë dhe për gjeneratat e ardhshme, sipas LSDM-së, qytetarët do ta shfrytëzojnë mundësinë historike që fuqishëm dhe lirshëm të thonë PO për Maqedoninë evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat