Ende s’ka informacione zyrtare nga Kabuli për vrasjen e shtetasit të Maqedonisë

Maqedonia

Ende s’ka informacione zyrtare nga Kabuli për vrasjen e shtetasit të Maqedonisë

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 13:02
Ilustrim

Ministria e Punëve të Jashtme akoma nuk ka marrë konfirmimin zyrtar nga autoritetet afgane në lidhje me vdekjen e shtetasit të Maqedonisë, i cili u rrëmbye dhe u vra në territorin e Afganistanit.

Në një deklaratë nga MPJ për AIM, thuhet se dje pas lajmit kanë dërguar kërkesë për informacione për institucionet zyrtare afgane dhe se pas marrjes së informacionit zyrtar nga autoritetet në atë vend, sipas procedurave ligjore do të njoftohet Ministria e Punëve të Brendshme.

Mediat e huaja dje raportuan se tre shtetas nga Maqedonia, Malajzia dhe India u rrëmbyen dhe u vranë në kryeqytetin afgan, Kabul, në mëngjes.

Sipas zëdhënësit të shefit të policisë së Kabulit, Hashmat Stanekai, trupat e tyre u gjetën dhe gjithashtu u gjetën kartat e tyre të identitetit. Zëdhënësi tha se të tre punonin në kompaninë e dytë më të madhe të hotelerisë dhe ushqimit në botë “Sodexo”.

Kompania “Sodexo” për të cilën ka punuar shtetasi i Maqedonisë dhe kolegët të cilët kanë humbur jetën në sulmin në Kabul dje, shprehu ngushëllime në një kumtesë zyrtare për opinionin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat