Palmer: Pas miratimit të marrëveshjes së Prespës hapet e ardhmja evropiane e Maqedonisë

Maqedonia

Palmer: Pas miratimit të marrëveshjes së Prespës hapet e ardhmja evropiane e Maqedonisë

Më: 1 gusht 2018 Në ora: 19:43
Matthew Palmer

Matthew Palmer tha se ka pasur takime me Kryetarin Ivanov Kryeministrin Zaev, Kryetarin e OBRM-PDUKM-së Mickoskin dhe se më vonë do të takohet me Kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti.

“Në bisedat që i pata sot, kam shfaqur përkrahjen e ShbA-ve për marrëveshjen e Prespës dhe të ardhmen e Maqedonisë si anëtare e NATO-s dhe BE-së. Maqedonia ka marr ftesë për në NATO për arritjen historike dhe ka një rrugë të pastër që të hapen bisedimet me BE-në. Referendumi në shtator do të jetë datë e rëndësishme që do t’i jap publikut maqedonas mundësi të shprehen për marrëveshjen, dhe shpresojmë se njerëzit do të votojnë dhe do të shprehin mendimin në një atmosferë të lirë nga dezinformatat”, tha Palmeri.

Ai shtoi se ky është moment historik për Maqedoninë, dhe pas miratimit të marrëveshjes së Prespës hapet e ardhjma evropiane për Maqedoninë dhe qytetarët e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat