Maqedoni, çmimi i gazit natyror 50 për qind më i lirë për tre muaj

Maqedonia

Maqedoni, çmimi i gazit natyror 50 për qind më i lirë për tre muaj

Më: 31 korrik 2018 Në ora: 13:56

Komisioni Rregullator për Energjetikë në seancën e sotme përgatitore solli vendim për ndryshimin e Rregullores për mënyrën dhe kushtet për rregullimin e tarifës për transportin e gazit natyror.

Siç deklaroi për AIM kryetari i KRRE, Marko Bislimovski, me këto ndryshime do të mundësohet që në periudhën nga 1 gushti deri më 15 tetor të këtij viti, gjegjësisht deri në fillimin e sezonit të ngrohjes, çmimi për transferim të gazit për TE-TO, KOGEL dhe Elem energjetika të jetë më i ulët deri në 50 për qind nga çmimi real.

Bislimovski tha se kjo bëhet për shkak të uljes së përdorimit të gazit në këtë periudhë të vitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat