Zyrtari amerikan Mattew Palmer, për vizitë zyrtare në Maqedoni

Maqedonia

Zyrtari amerikan Mattew Palmer, për vizitë zyrtare në Maqedoni

Më: 31 korrik 2018 Në ora: 13:47
Matthew Palmer

Matthew Palmer, ushtrues i detyrës zëvendës ndihmës sekretar i shtetit për Evropë dhe Euro-Azi do të vizitojë Republikën e Maqedonisë më 1-3 gusht për të shprehur mbështetjen e SHBA për arritjen e Marrëveshjes së Prespës me Greqinë, si dhe për progresin e mëtejmë të vendit drejt anëtarësimit në NATO dhe BE.

Ushtruesi i detyrës zëvendës ndihmës sekretar i shtetit Palmer do të ketë takime me presidentin e Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, kryeministrin Zoran Zaev dhe liderët e partive politike.

Palmer do të merr pjesë në kremtimin e Ilindenit në Krushevë, dhe do të takohet me zyrtarë lokalë jashtë Shkupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat