Maksuti: Maqedonia është e gatshme që të bëjë hapa drejtë integrimeve euroatlantike

Maqedonia

Maksuti: Maqedonia është e gatshme që të bëjë hapa drejtë integrimeve euroatlantike

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 19:58
Bekim Maksuti

Zv. ministri për Mbrojtje, Bekim Maksuti sot në Austri realizoi takim me sekretarin e përgjithshëm në Ministrinë  për Mbrojtje të Federatës, Wolfgang Bauman dhe me drejtorin për politika mbrojtëse gjeneral-major, Johan Frank.

Në takim është biseduar për lidhjet intensive dy palësh, veçanërisht në mbrojtje dhe për pritjen e ftesës për anëtarësim në NATO.

Nga Ministria e Mbrojtjes njoftojnë se në takim drejtori Frank, zv. ministrit i mbrojtjes ia ka paraqitur të arriturat e Maqedonisë në periudhën e kaluar, pritjen për marrjen e ftesës për anëtarësim në Aleancë dhe rishikimit të përmbajtjes së mbrojtjes strategjike.

Bëhet fjalë për përmirësimi e bashkëpunimit në mes dy ministrive, veçanërisht në fushën e mbrojtjes politike, komunikimit strategjik, si dhe për mundësinë e shkollimit të pjesëtarëve në shkollat ushtarake në Angli.

Gjatë takimit u përshëndet edhe e marrja e presidencës së Austrisë me BE dhe është dhënë mbështetja për Maqedoninë gjatë rrugës për në BE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat