Zaev për vizitë pune në Bruksel, do të ketë takim me Donald Tusk

Maqedonia

Zaev për vizitë pune në Bruksel, do të ketë takim me Donald Tusk

Më: 28 qershor 2018 Në ora: 08:54
Kryeministri Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev sot dhe nesër do të merr pjesë në Forumin “Kran Montana” në Bruksel, ndërsa do të ketë takim edhe me kryetarin e Këshillit të Evropës, Donald Tusk.

Takimi mes Zaevit dhe Tusk pritet të mbahet në orën 02:00 pasdite, gjegjësisht para fillimit të takimit në Këshillin e Evropës.

Vizita e Zaevit në Bruksel vjen pas vendimit të Këshillit të BE-së, që Maqedonia bisedimet për anëtarësim t’i fillojë në qershor të vitit të ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat