ShBA-ja e brengosur për shkak të protestave në Maqedoni dhe Greqi pas marrëveshjes për emrin

Maqedonia

ShBA-ja e brengosur për shkak të protestave në Maqedoni dhe Greqi pas marrëveshjes për emrin

Më: 27 qershor 2018 Në ora: 09:34
Wess Mitchell

ShBA-të do ta zmadhojnë angazhimin ndaj Ballkanit Perëndimor, theksoi ndihmës Sekretari Shtetëror Wess Mitchell në Senat.

Përkrahim liderë me vizion, siç janë Zoran Zaev në Maqedoni dhe Alxis Tsipras në Greqi të cilët arritën marrëveshje historike për zgjidhjen e çështjes së emrit, deklaroi Mitchell duke shprehur shqetësim për protestat në Maqedoni dhe Greqi.

“Jam i shqetësuar nga protestat dhe intervenimin e mundshëm rus. Diçka të ngjashme pamë në Malin e Zi. Përfaqësuesit rus drejtonin kërcënime dhe sipas meje ka gjasa që rusët të intervenojnë. Punojmë në përforcimin e institucioneve të Maqedonisë. Presim procedurat që marrëveshja të zbatohet edhe në Maqedoni edhe në Greqi. Pastaj në NATO do t’i bëjmë ftesë për anëtarësim Maqedonisë Veriore në kohën e Samitit në muajin korrik”, theksoi Mitchell para Samitit të NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat