Zaharieva: Nuk do të jemë pjesë e nënshkrimin të marrëveshjes

Maqedonia

Zaharieva: Nuk do të jemë pjesë e nënshkrimin të marrëveshjes

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 15:56
Ekaterina Zaharieva

Shefja e diplomacisë bullgare Ekaterina Zaharieva nuk do të marrë pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes midis Maqedonisë dhe Greqisë, që do të ndodhë nesër në Prespë në territorin grek.

“Kjo është çështje bilaterale midis Greqisë dhe Maqedonisë. Do të marrin pjesë dy komisarë evropianë dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i KB-së. Ne nuk do të marrim pjesë”, deklaroi Zaharieva, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në Parkun e Qytetit në Shkup, ku u mbajt festivali One love tour 2018.

Në festival marrin pjesë një numër i madh i interpretuesve nga Bullgaria dhe Maqedonia. Ministrja bullgare dje ishte për vizitë në Strumicë dhe Novosellë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat