Vizitë dyditore në Maqedoni e zv.kryeministres bullgare

Maqedonia

Vizitë dyditore në Maqedoni e zv.kryeministres bullgare

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 22:28
Ekaterina Zakharieva

Zv.kryeministrja dhe ministre e jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva sot dhe nesër qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni, informojnv nga MPJ e Bullgarisë.

Zakharieva sot vizitoi çerdhen e fëmijëve “Dielli” në komunën Novo Sellë, ku në emër të MPJ-së bullgare dhuroi pajisje kompjuterike. Më vonë në Strumicë do të marrë pjesë në shfaqjen “Llamba e hekurt” nga teatri “Armata bullgare”.

Në agjendën e zv.kryeministres bullgare janë edhe takimet me zyrtarë të vetëqeverisjes lokale në Strumicë.

Zakharieva nesër do të qëndrojë në Shkup në hapjen zyrtare të festivalit “One Love Tour 2018”, në të cilin do të marrin pjesë shumë këngëtarë nga Maqedonia dhe Bullgaria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat