Tevdosvki: Për dallim nga më parë, tani qytetarët kanë kontroll mbi harxhimin e parave të shtetit

Maqedonia

Tevdosvki: Për dallim nga më parë, tani qytetarët kanë kontroll mbi harxhimin e parave të shtetit

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 16:53
Dragan Tevdovski

Është përmirësuar gjendja e financave publike në Maqedoni, që është konfirmuar nga institucionet ndërkombëtare të financave dhe Komisionit evropian, theksoi ministri i Financave, Dragan Tevdovski në një fjalim me rastin e një vjetorit të formimit të Qeverisë.

“Për dallim nga më parë, qytetarët tani kanë kontroll mbi harxhimin e parave të shtetit, harxhohet me kujdes, ndërsa investuesit dhe institucionet ndërkombëtare të financave e kthyen besimin në politikën fiskale. Nëpërmjet të më shumë masave punohet në përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve”, tha Tevdovski.

Siç theksoi ai, pas ardhjes së tyre në pushtet, qytetarët kanë ide për atë se ku harxhohen paratë e tyre, nëpërmjet të një sërë masash për avancimin e transparencës.

“Njëra nga masat e para ishte përgatitja e Buxhetit qytetar. Me këtë projekt financat publike u bënë të qasshme dhe më të kuptueshme për qytetarët. Tani publikohen shumë raporte për ekzekutimin e buxhetit, që më parë nuk janë publikuar. Publike janë edhe kontratat për furnizime publike të institucioneve”, u shpreh Tevdovski.

Ministri i Financave theksoi se prioritet i Qeverisë është përmirësimi i standardit jetësor të qytetarëve dhe rikujtoi se njëra nga masat e para që ka sjellë kjo Qeveri është rritja e pagës minimale në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat