Aksion për pastrimin e Ohrit para fillimit të sezonës verore

Maqedonia

Aksion për pastrimin e Ohrit para fillimit të sezonës verore

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 11:03
Liqeni i Ohrit

reth 1.500 qytetar të Ohrit shprehën interes që në mënyrë aktive të kyçen në aksionin e madh ekologjik “Ohri im i pastër Ohër” çka sot do të zhvillohet në territor më të gjerë të qytetit dhe përgjatë bregut lindor të Liqenit të Ohrit.

Në kuadër të aksionit, të organizuar nga mediat e Ohrit, shoqata ekologjike sportive, me mbështetjen e komunitetit lokal të biznesit dhe vetëqeverisjes lokale, planifikohet të pastrohen pjesët më të vizituara të qytetit, zona qendrore dhe plazhet ku është frekuenca më e madhe e turistëve.

Në mënyrë aktive do të kyçet edhe divers klubi nënujor “Ohri”, të cilët do ta pastrojnë fundin e Liqenit të Ohrit në fshatin Peshtan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat