Maqedoni, mbahet konferenca ndërkombëtare “Gratë në energjetikë 2018”

Maqedonia

Maqedoni, mbahet konferenca ndërkombëtare “Gratë në energjetikë 2018”

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 21:42
“Gratë në energjetikë 2018”

“Gratë janë të nevojshme për shoqërinë. Këtë e dëshmon suksesi i shumë femrave në sfera të ndryshme në vend dhe Maqedonia është lider rajonal për barazinë gjinore”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e tij në ditën e dytë të Konferencës ndërkombëtare “Gratë në energjetikë”.

Perspektiva, mundësia për punësim pas përfundimit të studimeve dhe të ardhurat e larta janë shkaqet kryesore për të cilat gratë zgjedhin sektorin e energjetikës si sferë për punësim dhe zhvillim të karrierës së tyre.

Në konferencën e organizuar nga Lidhja e shoqatave të inxhinierëve – Instituti i inxhinierëve të Maqedonisë dhe EVN Maqedoni, u theksua se femrat e reja duhet të mbajnë shembull gratë e suksesshme në punë.

Të gjithë pjesëmarrësit në konferencë e përkrahën idenë për formimin e Lidhjes, në të cilën do të anëtarësohen përfaqësuese nga të gjithë sektorët e energjetikës në vend. Kjo Lidhje e shoqatave do të ketë për qëllim nxitjen e zgjedhjes së arsimit te popullata e gjinisë femërore, të ngrisë vetëdijen e femrave për barazi, të sigurojë shkëbim të përvojave dhe informatave, të shpallë konkurse për punësim dhe avancim në vendet ekzistuese të punës dhe të sigurojë bazë të të dhënave për të gjithë anëtaret e organizatës. Hap i rradhës është formimi i rrjetit rajonal për shëmbim të informatave dhe bashkim me lidhjen botërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat