Zaev u lirua nga akuza për lëndën “Ryshfeti” - Bota Sot
Zaev u lirua nga akuza për lëndën “Ryshfeti”

Maqedonia

E hënë, 18 qershor 2018

Zaev u lirua nga akuza për lëndën “Ryshfeti”

Më: 21 maj 2018 Në ora: 12:54
Zoran Zaev

Gjykata Penale e Shkupit ka vendosur që ta lirojë Kryeministrin Zoran Zaev nga të gjitha akuzat në lëndën “Ryshfeti”, ku ishte i akuzuar për kërkim të ryshfetit, në këmbim të dhënies së një parcele komunale.

Sipas aktgjykimit, prokurori nuk arriti të dëshmoj që Zaevi e ka kryer veprën penale për të cilën u akuzua, për periudhën kur ishte kryekomunar i Strumicës.

Përndryshe, video materiali ku shihej Zaevi, të kërkojë para, sipas ekspertizës gjyqësore doli të jetë e shkurtuar qëllimisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test