“Gruevski shpreson për rikthim me ndihmën e hungarezëve”

Maqedonia

“Gruevski shpreson për rikthim me ndihmën e hungarezëve”

Më: 12 maj 2018 Në ora: 11:35
Nikolla Gruevski

Në emisionin e djeshëm “Uredniçki brifing” gazetari i portalit NovaTV, Borjan Jovanovski, ka folur rreth gjendjes mediatike në vend dhe lirinë e gazetarëve.

Ai tregoi për konstatimet që janë arritur në konferencën e dy ditëve më parë, të cilën e organizoi OSBE-ja në Shkup. Jovanovski tha se në konferencë është arritur qëndrimi se mosndëshkimi ndaj sulmeve të gazetarëve duhet të ndalojë menjëherë.

“Në konferencën e OSBE-së është folur edhe për “fake news” dhe ndikim e tyre. Gjithashtu është folur edhe për vetërregullimin e mediave, si dhe modelet që mund të merren nga mediat e vendeve evropiane”, tha Jovanovski.

Ai njoftoi se ka kryer një hulumtim në të cilin ka arritur në konstatime se ish-kryeministri Nikolla Gruevski përmes kompanive hungareze ka blerë disa portale në vend, përmes të cilave tenton të rikthehet në pushtet dhe të krijojë ndikim në opinion.

Jovanovski ka zbuluar se në portalet “Kurir”, “Republika”, “Netpres”, “Lider” dhe “TV Alfa” është shfaqur një reklamë e firmës “Ripostart”, e cila rezulton të jetë hungareze dhe e afërt me hungarezin Viktor Orban, i cili njihet për afërsinë me ish-kryeministrin Nikolla Gruevski.

Jovanovski gjatë hulumtimeve ka konstatuar se Nikolla Gruevski përmes “blerjes” së një pjese të madhe të portaleve tenton të rikthejë pushtetin mediatik në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat