Ligjet reformuese u miratuan me vonesë në Maqedoni

Maqedonia

Ligjet reformuese u miratuan me vonesë në Maqedoni

Më: 11 maj 2018 Në ora: 09:11
Ilustrim

Monitorimi i reformimit të sistemimit gjyqësor në Maqedoni i realizuar nga Instituti për të drejtat e njeriut dhe disa organizata tjera jo qeveritare, ka konstatuar se Kuvendi nuk i është përmbajtur afateve të paralajmëruar për miratimin e ligjeve që kryesisht lidhen me gjykatat

Këshilli i Prokurorëve Publik, për dallim nga Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë, vendimet e tija dhe zgjedhjen e prokurorëve i realizon në mënyrë më transparente dhe më objektive. Në kohë kur votimi dhe qëndrimi i anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, për një çështje të caktuar çdo herë është sekret, anëtarët e KPP-së, gjatë përzgjedhjes së prokurorëve të rinj japin vlerësime personale për kandidaturat e tyre, përkundër faktit se dispozitat ligjore nuk e parashohin një prezantim të tillë.

Përfaqësuesi i Institutit për të drejtat e njeriut, Mirosllav Draganov, gjatë prezantimi të raportit të radhës për “Reformat në Gjyqësor”, tha se gjatë zgjedhjes së shtatë prokurorëve të fundit për Prokurorinë e krimit të organizuar, në KPP është zhvilluar debat i gjerë për kandidaturat e të njëjtëve”.

“Për çdo kandidat të paraqitur për prokuror në Prokurorinë e krim të organizuar, në KPP-ë, u zhvilluar diskutim dhe pothuajse të gjithë anëtarët e këtij këshilli i arsyetuan votat e tyre ‘Për’ dhe ‘Kundër’. Duhet të theksohet se kriteret për zgjidhjen e prokurorëve nuk bazohen në pikë. Vërejtje e vetme të cilët mund t’ua adresoj drejtuesve të KPP-së është mos njoftimi me kohë për mbajtjen e seancave të tyre. Në këtë drejtim për seancën e fundit ata opinionin e njoftuan 24 orë para se ajo të mbahet. Ndërkohë, nuk ka njoftime se kur pritet të mbahen seancat për ankesat dhe parashtresat e dorëzuara nga qytetarët dhe personat juridik”, tha Draganov shkruan koha.

Monitorimi i reformimit të sistemimit gjyqësor në Maqedoni i realizuar nga Instituti për të drejtat e njeriut dhe disa organizata tjera jo qeveritare ka konstatuar se Kuvendi nuk i është përmbajtur afateve të paralajmëruar për miratimin e ligjeve që kryesisht lidhen me gjykatat. Mos përmbajtja e afateve të theksuara në planin “369”, siç tha Mirosllav Draganov lidhet me koordinimin mes Qeverisë dhe opozitës, të cilët në vend se me 31 mars, Ligji për Gjykata dhe për Këshillin Gjyqësor u votuan me 2 prill.

Tejkalimi i praktikës me mos publikimin e aktgjykimeve në faqet zyrtare të Gjykatave, kohë më parë u arrit përmes lëshimit në përdorim të portalit “sud.mk”. Mbikëqyrjen e reformimit të kësaj pjesë të gjyqësorit, për periudhës janar-mars 2018, e ka realizuar Instituti për politikë evropiane, sipas të cilit edhe pse portali në fjalë është në funksion, shumë linçe nuk janë të përpunuar, thënë ndryshe nuk përmbajnë të dhëna fare.

”Në bazë të të dhënave që i kemi mbledhur gjatë tre mujorit të parë të 2018, mund të konstatojmë se Gjykata Administrative kryeson me numrin më të madh të publikimit të aktgjykimeve (deri më tani 1504 aktgjykimeve gjithsej). Kurse, Gjykata e Negotinës e cila gjatë periudhës së kaluar nuk kishte publikuar asnjë aktgjykim, në tre muajt e parë të këtij viti ka publikuar 34 aktgjykimeve. Ndërkohë, për dallim nga periudha e kaluar, edhe Gjykata Penale e Shkupit dhe ajo Civile, e kanë rritur numrin e publikimit të aktgjykimeve, mirëpo ky numër vazhdon të mbetet i ulët pasi që bëhet fjalë për dy gjykata më të mëdha në vend, të cilët shqyrtojnë dhe procedojnë një numër të lartë të lëndëve”, tha Iva Conevska nga Instituti për politikë evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat