Maqedoni, dënime deri 200 euro për ndezje të zjarrit gjatë festës së 1 Majit

Maqedonia

Maqedoni, dënime deri 200 euro për ndezje të zjarrit gjatë festës së 1 Majit

Më: 28 prill 2018 Në ora: 12:27
Ilustrim

Dita e punës (1 Maji) në Maqedoni shënohet ndryshe nga çdo vend tjetër. Në këtë ditë qytetarët vendosin që në vend të protestave (siç bëhet në vende tjera evropiane) të dalin për piknik në natyrë.

Duke pasur parasysh edhe zjarret që ndizen në natyrë për qëllime të ndryshme, Bashkia e Shkupit ka dalur me njoftim për qytetarët të cilët vendosin që 1 Majin ta kalojnë në Malin Vodno, Gazi Babë, Saraj, Liqenin Treska, Matkë dhe vende tjera, që të mos ndezin zjarre në qiell të hapur dhe të mos hudhin mbeturina, në të kundërtën do të gjobiten me para.

“Informojmë qytetarët se ekipet e Bashkisë dhe NP “Parqe dhe gjelbërime” do të jenë në terren dhe do të kryejnë kontrolle në hapësirat publike, ndërsa për ndezje të zjarrit në hapësirat publike do të ketë dënime deri 200 euro, ndërsa me 50 euro do të dënohen ata që hudhin mbeturina”, thonë nga Bashkia e Shkupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat