Nesër në Athinë do të vendoset për ekstradimin e Grujevskit dhe Boshkovskit në Maqedoni

Maqedonia

Nesër në Athinë do të vendoset për ekstradimin e Grujevskit dhe Boshkovskit në Maqedoni

Më: 26 prill 2018 Në ora: 20:08
Goran Grujevskit dhe Nikolla Boshkovskit

Nesër do të vazhdojë për të katërtën herë seanca për ekstradimin e Goran Grujevskit dhe Nikolla Boshkovskit në Gjykatën e Lartë në Athinë, pasi më 9 mars seanca u ndërpre për shkak të pyetjeve juridike.

Avokatët e Grujevskit dhe Boshkovskit tek këshilli i gjykatësve kanë dorëzuar kërkesë që seanca të mbahet prapa dyerve të mbyllura.

Për Grujevskin dhe Boshkovskin në Greqi, ka tre procese të ndryshme dhe të ndara. Njëri është për pasaportat e falsifikuara, tjetri për kërkesën për azil dhe rasti i tretë është për ekstradim, që është kërkesë e autoriteteve të Maqedonisë.

Rasti i ish-shefave në MPB është përmendur edhe në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, ku thuhet se gjykata ka lejuar arratisjen e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat