Kuvendi pranoi 70 propozime të Avokatit të Popullit të Maqedonisë

Maqedonia

Kuvendi pranoi 70 propozime të Avokatit të Popullit të Maqedonisë

Më: 25 prill 2018 Në ora: 15:16
Kuvendi

Në seancën e sotme të 32-të të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhëniet në mes bashkësive, zv. avokatja e popullit, Vaska Mustafa, para deputetëve e prezantoi raportin për punën e Avokatit të Popullit për vitin e kaluar, me çka Kuvendi vendosi të pranon 71 propozime nga 20 fusha.

Në mes propozimeve të pranuara në Kuvend janë rregullimi i proceduarave të burgosjes dhe heqjes së drejtës së lirisë të personave që gëzojnë imunitet

Në këtë kuadër, këtë çështje Kuvendi duhet ta rregullon dhe sqaron në Ligjin për proceduara penale.

Në mes tjerash, Avokati i Popullit thekson se është e nevojshme rishqyrtimi i procedurave me të cilat procedon Prokuroria Speciale Publike, arsyeja e mos sjelljes së vendimeve dhe hetimeve jo efektive për lëndët kundër zyrtarëve policor.

Avokati i Popullit ka kërkuar kompetenca shtesë që të paraqitet si shok i gjyqit me të drejtën që të merr pjesë në seanca dhe të jep propozime dhe mendime sipas Ligjit për Avokatin e Popullit. Kjo vërejtje gjithashtu u pranua nga ana e Kuvendit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat