Digjen tre vetura në Shkup

Maqedonia

Digjen tre vetura në Shkup

Më: 25 prill 2018 Në ora: 11:52
Ilustrim

Një veturë e tipit “Zastava”, me pronar të panjohur, e parkuar në rrugën “Boro Menkov”, është përfshirë nga zjarri gjatë mesnatës.

Sipas SPB të Shkupit, vetura është djegur krejtësisht, por nga flakët janë përfshirë edhe dy vetura tjera, të parkuara aty pranë.

Vetura “Ford Escort” dhe “Jugo” janë djegur në pjesën e majtë, respektivisht të djathtë. Zjarri është shuar nga zjarrfikësit, ndërkaq janë kryer hetime. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat