Urko do të dëshmojë në seancën për lëndën "Tank" - Bota Sot
Urko do të dëshmojë në seancën për lëndën "Tank"

Maqedonia

E hënë, 20 gusht 2018

Urko do të dëshmojë në seancën për lëndën "Tank"

Më: 23 prill 2018 Në ora: 09:50
Ilustrim

Dejan Mitrovski Urko, ish shefi i sigurimit të ish kryeministrit Nikolla Gruevski, sot duhet të paraqitet në Gjykatën penale në Shkup, si dëshmitarë i rastit ‘Tank’, që ka të bëjë me blerjen e makinës luksoze me vlerë prej 600 mijë euro. Ai do të jetë një nga tetë dëshmitarët e mbrojtjes që janë ftuar për të dëshmuar.

Ky rast ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimit nga ana e ish-ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe shefit të furnizimeve publike Gjoko Poposki si dhe ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, gjegjësisht për blerjen e Mercedesit luksoz me vlerë mbi gjysmë milionë euro, me çka i kanë shkaktuar dëm buxhetit shtetëror.

Ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska në këtë rast do të gjykohet veçmas për shkak shtatzënisë së rrezikshme.

 

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test