Maqedoni, organizoni punë publike dhe përfitoni nga 400 denarë në ditë - Bota Sot
Maqedoni, organizoni punë publike dhe përfitoni nga 400 denarë në ditë

Maqedonia

E mërkurë, 26 shtator 2018

Maqedoni, organizoni punë publike dhe përfitoni nga 400 denarë në ditë

Më: 17 prill 2018 Në ora: 12:25
Ilustrim

Agjencia për Punësim gjatë ditës së djeshme ka publikuar thirrje publike për Njësitë e Vetëqeverisjes Lokale (NJVL) dhe Bashkinë e Shkupit, të cilët janë të interesuar për organizimin e punëve publike nëpërmjet angazhimit të personave të papunësuar me kualifikim të ulët, që të lajmërohen në klubin e punës të APRM-Qendra për punësim në kuadër së cilës janë ulëset e NJVL-së.

Për realizimin e programit është paraparë ndihmë financiare me vlerë prej 400 denarë për personat e angazhuar, me kyçjen e tatimit personal dhe sigurimit në rast të fatkeqësive gjatë orarit të punës dhe sëmundjeve profesionale.

Numri maksimal i personave të angazhuar nëpër komuna është 50 persona, ndërsa të njëjtit mundet të angazhohen nga komunat dhe Bashkia e Shkupit, më shumë deri 22 ditë.

Për angazhimin në punësim mundet të paraqiten edhe pranuesit e ndihmës sociale sepse me këtë angazhim nuk do t’ju ulet ndihma sociale. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test