Në Maqedoni nuk mblidhet sa duhet taksa turistike - Bota Sot
Në Maqedoni nuk mblidhet sa duhet taksa turistike

Maqedonia

E mërkurë, 26 shtator 2018

Në Maqedoni nuk mblidhet sa duhet taksa turistike

Më: 17 prill 2018 Në ora: 11:49

Maqedonia nuk ka inspektorat turistik, ndërsa pagesa e taksave ngec, kurse inspektorët lokal nuk kanë kompetenca të mjaftueshme, pasi që mund të ndërhyjnë, por jo edhe të ndëshkojnë.

Kështu thotë drejtori i Agjencisë për promovim dhe mbështetje të turizmit (APMT), Ljupço Janevski, në intervistën e tij për agjencinë e lajmeve AIM.

Sipas tij, një pjesë e rregullores ligjore është e mirë, por një pjesë tjetër nuk jep rezultate në praktikë, duke shtuar që në Krushevë ka deri 1200 shtretër, e në Ohër deri 4000 shtretër për të cilët asnjëherë nuk është paguar taksë.

Janevski propozon që veprimi në këtë drejtim të ndërmerret nga Ministria, inspektorati, në bashkëpunim me komunat, që të mblidhen taksat dhe të mos ketë dënime, por edukim. Tani për tani, kompetencat janë në duar të pushtetit lokal dhe inspektoratit të tregut, ndërsa 80% e taksave shkojnë te komuna, 20% te shteti.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test