Taravari: Sulmi ndaj arsimtarëve në Gjimnazin e Gostivarit një ngjarje e pa parë deri më tani - Bota Sot
Taravari: Sulmi ndaj arsimtarëve në Gjimnazin e Gostivarit një ngjarje e pa parë deri më tani

Maqedonia

E premte, 20 korrik 2018

Taravari: Sulmi ndaj arsimtarëve në Gjimnazin e Gostivarit një ngjarje e pa parë deri më tani

Më: 16 prill 2018 Në ora: 17:09
Arben Taravari

Sulmi çka ka ndodhur në gjimnazin e Gostivarit është diçka që nuk është parë deri më tani dhe turp në historin e Gostivarit, është vlerësimi i kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari për ngjarjet ku ditën e premte dy profesorë morën lëndime trupore pas ndeshjeve fizike me dy persona tjerë.

Kryetari i komunës sot gjatë konferecë së shtypit kërkoi nga inspektori arsimor të informojnë atë dhe opinionin e gjërë, se çka ka ndërrmarë për incidentin në gjimnazin e gostivarit, sepse siç tha, ai nuk ka njohuri për punët në shkollë që kur i’u morrën kompetencat.

“Gjithashtu kërkuam nga MPB dhe Prokuroria Publike të marrin hapa konkret në lidhje me ngjarjen. Unë jamë i bindur, sikur sulmuesit të kishin qenë nga radhët e Aleancës për Shqiptarë, ato do të ishin prapa grilave. Por, kurë bëhet fjalët për nëtarët e BDI-së, ato shëtisin lirshëm dhe kërcënohen në rrethinë. Nëse nuk ka rezultat, ne, fëmijët tanë dhe shkollat do të jenë cakë i dhunës, theksoi Taravari. 

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test