Komisioni miraton ligjet reformatore - Bota Sot
Komisioni miraton ligjet reformatore

Maqedonia

E enjte, 19 korrik 2018

Komisioni miraton ligjet reformatore

Më: 16 prill 2018 Në ora: 16:49
Ilustrim

Ligjet për reforma në gjyqësor, të harmonizuara mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së filluan të marrin edhe dritën jeshile nga Komisionet amë në Kuvend.

Në komisionin për Sistem Politik, Ministria e Drejtësisë pranoi shtatë amendamente të opozitës maqedonase për Ligjin për gjykatat dhe tetë për propozim ligjin për Këshillin Gjyqësor. Këto propozim ligje, javën e ardhshme do të duhet të votohen edhe nga Kuvendi. Zv/ministri i Drejtësisë Oliver Ristovski, deklaroi se në Ligjin për Këshillin Gjyqësor, janë pranuar 5 pika nga i gjithë seti i propozimeve të VMRO-DPMNE-së, në lidhje me përgjegjësinë disciplinore të gjykatësve.

OLIVER RISTOVSKI, ZV/MINISTËR I DREJTËSISË
“Ndryshimi më i madh është në pjesën me atë që ministria për drejtësi mendonte se krahas Ministrit të drejtësisë që nuk ka të drejtë të votës në Këshill, se nuk duhet të ketë edhe kryetari i Gjykatës Supreme, këtu nuk mundëm të harmonizohemi me opozitën dhe e kthyem pas të drejtën e votës së kryetarit të gjykatës supreme, me atë që në pakon e madhe të Këshillit gjyqësor që do të jetë në qershok – korrik, ku do të konstatohet mandatri i anëtarëve, a do të jenë profesional, gjysëmprofesional ose joprofesional përsëri do të mendohet rreth të drejtës së votës së kryetarit të Supremes”.

Sipas zv/ministrit të Drejtësisë, Oliver Ristovski, këto ligje janë pjesë të planit 3-6-9, pjesë e harmonizimit sipas vërejtjeve të Pribes, por edhe të Komisionit të Venedikut. Ristovski thotë se edhe deri më tani ligjet nuk kanë qenë të këqija, por se shpreson që me këto ligje do të rritet besimi i qytetarëve në gjyqësor.

OLIVER RISTOVSKI, ZV/MINISTËR I DREJTËSISË
“Reformat në gjyqësor do të vazhdojnë, nuk është puna vetëm tek ligjet, ligjet nuk ishin të këqija edhe më herët. Këto janë vetëm përsosshmëri e ligjeve, ata ndodhta nuk mund të ndryshojnë gjykatësit, por shpresojmë se gjykatësit vetë do ta kuptojnë se do duhet të ndryshohen dhe se duhet të gjykojnë në interes të Qytetarëve të Maqedonisë. Shpresoj se do të çojnë deri në besim më të madh në gjyqësor”

Ligjet e harmonizuara sot, siç thotë zv/ministri Ristovski, janë edhe kërkesë e BE-së, e cila kërkon edhe setin e tretë, të pakos së ligjeve reformatore, por të cilat, sipas zv/ministrit kërkojnë analizë më të thellë për shkak se do të ndryshohet i tërë koncepti i punës së gjyqësorit. Ai nënvizon se këto ligje do të shkojnë edhe në Komisionin e Venedikut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test