Komitetit për "Sigurin e nënave të reja dhe foshnjave" do të drejtohet nga Ana Daneva

Maqedonia

Komitetit për "Sigurin e nënave të reja dhe foshnjave" do të drejtohet nga Ana Daneva

Më: 16 prill 2018 Në ora: 15:12

Pasi që në vitin 2010 për vetëm se disa javë vdiqën disa lehona dhe foshnje të posalindura, në Ministrinë e Shëndetësisë është formuar Komitetin për mbrojtjen e nënve të reja, i cili për 8 vite nuk ka funksionuar assesi.

Qëllimi i formimit të Komitetit ishte që të përmirësohen kushtet higjeniko-sanitare, kushtet në sallat e lindjes etj. Por, nga atëherë deri më sot kanë kaluar 8 vjet, ndërsa në këtë komitet janë ndruar disa anëtarë.

Gjatë Qeverisjes së VMRO-DPMNE-së në krye të këtij komiteti për siguri të nënave të reja ishte Aleksandër Mitov, ish-këshilltarë për shëndetësi i ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Për gjithë këtë periudhë, Komiteti nuk ka mbajtur asnjë mbledhje, por as që ka marrë ndodnjë masë konkrete  për uljen e numrit të vdkjes së foshnjeve të posalindura.

Me ardhjen në pushtet të garniturës së re qeveritare, janë shkakrkuar dhe emëruar emra të ri të këtij Komiteti, i cili numëron 15 deri 20 mjekë anëtarë. Midis tyre është edhe drejtoresha e Gjinekologjisë dhe Klinikës për fëmijë, Viktorija Jovanovska dhe Katerina Stavriq, ndërsa anëtarë tjerë janë Elizabeta Petkovska, udhëheqëse e repartit për

Përkujdes intenziv në Gjinekologjin e Shkupit, doktor Goran Koçovski, Dragan Tanturovski dhe Goran Dimitrovski nga Shoqata e mjekëve të Maqedonisë, ndërsa ka edhe disa përfaqësues nga ministria e shëndetësisë, Jovanka Kosovska dhe Biljana Tanevska. Tani me këtë Komitet udhëheq doktor Ana Daneva nga Klinika e Gjinekologjisë Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat