Ristovski: Kishte vetëm dëme materiale, po vazhdojnë hetimet për zbulimin e shkaqeve të zjarrit

Maqedonia

Ristovski: Kishte vetëm dëme materiale, po vazhdojnë hetimet për zbulimin e shkaqeve të zjarrit

Më: 10 prill 2018 Në ora: 21:18
Oliver Ristovski

Zëvendësministri i Drejtësisë, Oliver Ristovski, ishte në ndërtesën e Ministrisë në momentin e shpërthimit të zjarrit.

Në një deklaratë për mediat, Ristovski tha se ishte në zyrën e tij, por pasi u aktivizua alarmi, ai u evakuua së bashku me punonjësit. Ai deklaroi se zjarri shkaktoi vetëm dëme materiale.

“Ne nuk e dimë se cili është shkaku i zjarrit. Pres që të vazhdojnë hetimet”, tha Ristovski. Ai shtoi se zyrat ku janë mbajtur dokumentet nuk janë shkatërruar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat