Ligji për mbështetje financiare në procedurë kuvendore, premtohet ndihma e shtetit për intestimet e reja

Maqedonia

Ligji për mbështetje financiare në procedurë kuvendore, premtohet ndihma e shtetit për intestimet e reja

Më: 4 prill 2018 Në ora: 22:48
Koço Angjushev

Propozim–ligji për përkrahje financiare të investimeve, sot hyri në procedurë të Kuvendit dhe shqyrtohet në seancë të Komisionit për Çështje Ekonomike.

Sipas përpiluesve të ligjit, pas hyrjes në fuqi, do të mundësohet zbatim i masave të shtyllës së parë dhe të dytë nga plani për rritje ekonomike, i cili u miratua në dhjetor të vitit të kaluar.

Plani është përgatitur në bashkëpunim me odat ekonomike, bashkësinë akademike dhe sektorin joqeveritar.

“Ky ligj duhej ta zëvendësonte skemën për ndihmë të kompanive, për të cilën menduam se nuk është transparente dhe se për atë janë shpenzuar shumë të holla, ndërsa ndihmë financiare u është dhënë vetëm 23 kompanive. Të gjithë ju kishit njohuri se për këtë program janë shpenzuar rreth 225 milionë euro”, tha zv.kryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat