E paimagjinueshme që Maqedonia të anëtarësohet në NATO pa e zgjidhur çështjen e emrit

Maqedonia

E paimagjinueshme që Maqedonia të anëtarësohet në NATO pa e zgjidhur çështjen e emrit

Më: 30 mars 2018 Në ora: 11:34
Ilustrim

Analisti politik amerikan dhe profesori në universitetin “Xhon Hopkins” në Uashington, Daniel Server ka deklaruar se do të jetë mirë edhe për Maqedoninë edhe për Greqinë që të gjindet një zgjidhje e përbashkët për çështjen e emrit. Sipas tij, Maqedonia duhet të bëhet anëtare e NATO-së edhe me referencën e përkohëshme, pra edhe në rast se nuk arrihet një zgjedhije e përbashkët midis dy vendeve, shkruan Zhurnal.

"Mendoj se e gjithë kjo varet nga dialogimi me Greqin, gjegjësishtë po që se arrihet kompromis që Greqia si shtet anëtar i NATO-s të mos përdor veton për të bllokuar Maqedonin. Anëtarësimi i Maqedonisë sa më i shpejtë në NATO, është interes strategjik politik dhe i sigurisë i forcave të mëdha, ku përfundimishtë do të shkëputnin influencat ruse ndaj vendit tonë. Besoj se Maqedonia si rastë shumë specifik për rajonin, me ndërmjetësimin e forcave të mëdha botërore (SHBA dhe UE) do arijnë që Greqinë ta bindin të mos bllokojë vendin tonë në NATO, me kushtë që bisedimet të vazhdohen deri në një zgjidhje bilaterale të pranueshëme për të dy palët", thotë për Zhurnal, Hasim Murtezani, doktorantë në fushën e sigurisë.

Nga ana tjetër, analisti Faik Krasniqi thekson se është e paimagjinueshme të mendohet që Maqedonia do bëhet pjesë e NATO-s pa e zgjidhur çështjen e emrit, këtë problem që e ka prej pavarësisë së saj nga fqinji jugor Greqia. 

"Në çdo tentativë Greqia do bëj 'Veto' kundër anëtarësimit të Maqedonisë në NATO. Konsideroj që edhe Shqipëria si anëtare e NATO-s duhet të bëj një gjë të tillë, që pa i zgjidhur të gjitha problemet me shqiptarët dhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit në përpikmëri, mos të lejojë Maqedoninë të bëhet pjesë e saj. Por shteti amë kurrë nuk ka treguar një interes të tillë, edhe pse e ka mundësinë që të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni t'i zgjidh me një "kërcenim" të Vetos, në mënyrë që shqiptarët në Maqedoni krahas sllavo-maqedonasve të jenë komb shtet-formues", thekson për Zhurnal, Faik Krasniqi, analist.

Ndërsa, historiani Arben Llalla konsideron se Maqedonia me një marrëveshje xhentilmente me Greqisë mund të anëtarësohet në NATO me emrin FYROM, duke realizuar më tej Marrëveshjen për ndërrimin e emrit dhe të realizojë detyrat që dalin nga kjo Marrëveshje. 

"Pra, kurdoher ka një shteg nëse ekziston dëshira e mirë nga të dy palët duke respektuar njeri-tjetrin. Mendoj se nëse Rusia nuk fut hundët në ndalimin e anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, palët mund të tolerojnë njeri-tjetrin. Por ekziston frika se nëse Rusia i bënë presion Greqisë e cila është fëmija i krijuar që më 1821 si shtet nga Rusia, atëhere Maqedonia nuk mund të anëtarësohet në NATO", thotë për Zhurnal, Arben Llalla, historian.

Sipas tij, shpresa vdes e fundit, le të shpresojmë që Maqedonia do anëtarësohet në NATO deri në Qershor dhe fqinjësia e mirë le të mbretërojë midis dy vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat