Dallim i madh mes pagave në Maqedoni

Maqedonia

Dallim i madh mes pagave në Maqedoni

Më: 24 mars 2018 Në ora: 09:10
ilustrim

Dallimi tek pagat mes burrave dhe grave me karakteristika të njëjta për punë të njëjtë në Maqedoni është 10.3 për qind, që do të thotë se për çdo 1.000 denarë të fituar nga burrat grat fitojnë 103 denarë më pak.

Sipas të dhënave të publikuara në tryezën e sotme të rrumbullakët “Grat në tregun e punës: Stereotipet dhe sfidat”, të organizim të FINANCE THINK, Instituti për hulumtime ekonomike dhe politike Shkup, përqindja e dallimit gjinor sipas sektorëve ekonomik dhe sipas moshës së arsimit dhe profesionit janë të ndryshëm.

Më e lartë është përqindja e dallimit në sektorinë e bujqësisë, ku gratë fitojnë 31 për qind më pak se burrat, ndërsa më e vogël është në sektorinë financial ku ata kanë rroga vetëm një për qind më të ulta se burrat.

Nëse shihet arsimi i të punësuarve, më i lartë është dallimi tek ata me arsim themelor, deri më 24.2 për qind më pak rroga, ndërsa dallimi më i vogël në në arsim të lartë 10.1 për qind. Dallimi është më i madh mes grave dhe burrave mbi 29 vjet 11.9 për qind, ndërsa tek burrat dhe grat mbi moshën 30 vjet është 3.2 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat