Bujar Dardhishta: Personat pa dokumente të parashtrojnë kërkesë për regjistrim

Maqedonia

Bujar Dardhishta: Personat pa dokumente të parashtrojnë kërkesë për regjistrim

Më: 22 mars 2018 Në ora: 13:01
Drejtoria për Udhëheqjen e Librave Amë në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale-Bujar Dardhishta

Drejtoria për Udhëheqjen e Librave Amë në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale publikon thirrje për grumbullimin e të dhënave për personat e paregjistruar në Librin amë të të lindurve. Ftohen të gjithë personat që nuk e kanë regjistruar lindjen në Librin amë të të lindurve, të parashtrojnë kërkesë për regjistrim në Librin amë të lindurve.

“Në kuadër të këtij thirrjeje, nëse personat nuk posedojnë asnjë dokument/dëshmi të nevojshme për parashtrimin e kërkesës për regjistrim shtesë, nëpunësi do të jetë i detyruar të pranojë kërkesën me qëllim që të grumbullojë të dhëna për personat që nuk janë të evidentuar në Librin Amë të të Lindurve dh marrjen e të dhënave zyrtare rreth asaj se sa persona në Republikën e Maqedonisë nuk janë të regjistruar në Librin Amë të të Lindurve”, thekson Bujar Dardhishta, drejtor i Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë.

Personat që do të paraqiten në këtë thirrje, e që nuk posedojnë asnjë dokument, do të informohen më tej rreth procedurës.

Thirrja për paraqitjen e një kërkese për regjistrimin shtesë dhe grumbullimin e të dhënave për personat që nuk janë të evidentuar në Librin Amë të të Lindurve, në përputhje me atë që u tha më lartë, do të zgjatë nga 2 prilli deri me 30 shtator 2018.

Për këtë qëllim, të gjithë ata që ballafaqohen me lindjen e paregjistruar në Librin Amë të të Lindurve, duhet të drejtohen vetëm në Zyrat rajonale të Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë, në përputhje me thirrjen në fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat