Fondi i Sigurimit Shëndetësor premton zgjidhje të krizës me ilaçet

Maqedonia

Fondi i Sigurimit Shëndetësor premton zgjidhje të krizës me ilaçet

Më: 16 mars 2018 Në ora: 16:45
Pamje nga konferenca

Fondi i Sigurimit Shëndetësor do të bëj rritje të kuotës në muajin Mars në vlerë prej 15 milion denarë të cilat do të shpërndahen në mënyrë lineare nëpër barnatoret e vendit.

Kjo masë vjen si pasojë e mungesës së theksuar të ilaçeve nëpër farmacitë e vendit, që në fillim të muajit. Drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor mungesën e tyre nëpër farmaci e arsyetoi me nivelin e ndotur i ajrit, sezonin e gripit, shfrytëzimin joadekuat të ilaçeve nga ana e pacientëve etj. Nga FSSH nuk përjashtuan mundësinë që farmacitë e vendit të bëjnë keqpërdorime me ilaçet. Drejtori i Fondit paralajmëroi masa afatgjate për zgjidhjet e problemit, ndërkohë që mos ekzistimi i kuotës mund të pasojë në rast të konstatimit të keqpërdorimeve.

"Mënyra e vetme për të ndaluar keqpërdorimet e mundshme eventuale është integrimi i sistemit shëndetësor. Kjo është zgjidhja përfundimtare. Njëkohësisht sistemi i cili është në funksion, jep motive të caktuara për pandërgjegjshmëri të ndonjë farmacie. Ndryshimet i bëjmë që të largohen disa pasoja joligjore që paraqiten, por është fakt se sistemi aktual mundëson që të kemi kësi rezultatesh. “ Në kushtet kur të kemi mbikëqyrje të tërësishme në kohë reale, dhe ajo mund të bëhet vetëm përmes sistemit elektronik" – deklaroi Den Donçev, Drejtor i Fondit të Sigurimit Shëndetësor.

VMRO DPMNE akuzoi Fondin për Sigurim Shëndetësor se i njëjti manipulon me uljen e çmimit të ilaçeve.

"Fondi në mënyrë fiktive ulë çmimet e ilaçeve ndërkaq nga ana tjetër pagesa e ilaçeve është më e madhe gjegjësisht qytetarët paguajnë nga xhepi i tyre. Çdo vit zakonisht është rritur kuota nëpër farmaci, pse nuk është bërë një gjë e tillë këtë vit? A është kjo për shkak të asaj që Shëndetësia rrezikohet nga kolapsi financiar? 2:25 I propozojmë Fondit Shëndetësor në mënyrë urgjente t’i rrit kuotat mujore të farmacive që pacientët t’i marrim medikamentet e tyre në kohë" – deklaroi Viktor Kamilovski, VMRO DPMNE.

Sistemi i paralajmëruar elektronik që do të kyç të gjitha institucioneve shëndetësore, parashihet që të zbatohet brenda 2-3 vitesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat