Vrasësi i Almir Aliut, djaloshit katër vjeçar nga Kumanova, Boban Ilic dje u lirua nga Gjykata duke u rikualifikuar lënda e tij nga një vrasje, në një rrezik për jetën në trafik.
Boban Ilic dje tregoi gishtin e mesëm në drejtimin e familjarëve të Almir Aliut, si dhe e kërcënoi haptas gazetarin e TV 21, Furkan Saliu.
Përndryshe vlen të theksohet se Boban Ilic është amnistuar nga pushteti i BDI-së ku me ministrin e drejtësisë udhëheq një kuadër i BDI-së, si dhe prokuror në prokurorinë publike në Maqedoni është edhe një kuadër tjetër i BDI-së, Xhelal Bajrami i cili deri më tani nuk ka thënë asnjë fjalë për rastin në fjalë.
Boban Ilic është pritur si një hero në familjen e tij ku nga fotot shikohet duke festuar me flamurin e Serbisë.