Osmani: Përmes realizimit të planit 3-6-9 Maqedonia do të përfshihet në dinamikën e Bashkimit Evropian

Maqedonia

Osmani: Përmes realizimit të planit 3-6-9 Maqedonia do të përfshihet në dinamikën e Bashkimit Evropian

Më: 7 mars 2018 Në ora: 13:22
Bujar Osmani

Sot në hapësirat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani së bashku me Zëvendëskryetaren e Qeverisë dhe Ministren e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska, Zëvendëskryetarin e Qeverisë dhe Ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, Ministrin e Drejtësisë, Bilen Salii dhe Ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski mbajtën prezantim të përbashkët të statusit të implementimit të Planit 3-6-9 para Ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së.

“Implementimi i reformave nga Plani 3-6-9 paraqet matës kryesor me të cilin edhe administrata në Bruksel, si dhe vendet anëtare të BE-së ndërtojnë besim dhe mbështetje  për Republikën e Maqedonisë dhe aspiratat tona euro-atlantike. Pikërisht për këtë arsye  është me interes për ne që ata të jenë të mirinformuar drejtpërdrejtë dhe me precizitet për rrjedhën e implementimit të Planit”- potencoi Osmani, në deklaratën e tij  për mediat para fillimit të takimit. Ai para mediave prezantoi edhe segmentet të cilat do të ju prezantohen ambasadorëve rrjedha e implementimit të Planit, sfidat, ndërtimi i konsensusit shoqëror dhe politik etj.

Osmani rikujtoi se Republikës së Maqedonisë i ka mbetur diç më shumë se një muaj nga publikimi i Raportit të Komisionit Evropian, duke shtuar se pret që raporti të jetë më i miri deri më tani, i cili do të jetë i pastër, i pakushtëzuar, për anëtarësim. Osmani këtë e konsideron që do të jetë një vërtetim që Maqedonia përsëri rikthehet në rrugën evropiane që po ashtu hap edhe shansin për përfshirje në dinamikën e Strategjisë 20-25. “Gjithsesi, nuk do të thotë se reformat pas Raportit do të ndalen, përkundër, procesi reformues do të vazhdojë, ndërkaq përfundimisht, presim që gjithë kjo përpjekje të rezultojë dhe me përcaktimin e Këshillit të BE-së për fillimin negociatave në qershor,  dhe në përputhje me Strategjinë për zgjerim, të përfshihemi në dinamikën 2025 për anëtarësim me të drejtat e  plota në Bashkimin Evropian” – deklaroi Osmani për mediat.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat