Gottemoeller: NATO shpreson në zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë

Maqedonia

Gottemoeller: NATO shpreson në zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë

Më: 7 mars 2018 Në ora: 10:56
Rose Gottemoeller

Rose Gottemoeller, zv. sekretarja e përgjithshme e NATO-s, konsideron se është diçka shumë e mirë që çështja e emrit është vënë lartë në agjendën e Maqedonisë dhe Greqisë.

Në intervistën për televizionin grek “Sky”, ajo shpreson se mund të krijohet një momentum pozitiv.

Për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, Gottemoeller thotë se duhet të ecet përpara në bisedimet për emrin, në kuadër të OKB-së, në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke punuar me ndërmjetësuesin Nimetz.

E pyetur nëse ka plan B, në rast të dështimit të bisedimeve, zv. sekretarja thotë se NATO është e përkushtuar në politikën e dyerve të hapura dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm për Maqedoninë, por për të gjithë shtetet që dëshirojnë anëtarësimin në NATO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat