Zaev: Zgjidhja e shpenzimeve rrugore të deputetëve përmes debatit

Maqedonia

Zaev: Zgjidhja e shpenzimeve rrugore të deputetëve përmes debatit

Më: 6 mars 2018 Në ora: 18:18
Zoran Zaev

Shpenzimet rrugore të deputetëve të cilët llogariten sipas ligjeve ekzistuese paraqesin shumë të madhe për qytetarët. Përmes debatit duhet të gjendet zgjidhje e pranueshme për qytetarët dhe për deputetët.

Këtë sot e theksoi kryeministri Zoran Zaev duke iu përgjigjur pyetjes se nëse sot para deputetëve do të gjendet propozim i tillë për ndryshim të këtyre ligjeve.

“Mund t’ju blejmë vetura të gjithë deputetëve, t’ju sigurojmë banesa në Shkup, mund të ndryshojmë mënyrat e udhëtimit përmes riorganizimit të Rregullores. Deputetët kanë javë për debat, për votim dhe të jenë me qytetarët e tyre, ndërsa qëllimi kryesor është që të dëgjojmë zërin e qytetarëve të cilat në këtë moment janë të orientuar në mënyrë kritike, sikurse ne kur ishim në opozitë”, tha Zaev dhe theksoi se është logjike një zgjidhje e tillë të sillet nëpërmjet debatit.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat