Zaev: Në pikëpyetje nevoja për ndryshimin e Kushtetutës

Maqedonia

Zaev: Në pikëpyetje nevoja për ndryshimin e Kushtetutës

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 20:15
Zoran Zaev

Kryeministri i vendit, Zoran Zaev i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters se janë të përgatitur për ndryshime të Kushtetutës.

Siç lexohet në Reuters, Zaev ka deklaruar se mbetet e hapur çështja nëse ekziston me të vërtetë nevoja për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë, të cilën e kërkon Greqia në muajt e fundit. Por, ai shpreson se do të gjindet zgjidhje në lidhje me Kushtetutën.

“Kuptohet ne shpresojmë se do të gjejmë zgjidhje (mbi kushtetutën). Por, ne duhet të kujdesemi për dinjitetin dhe identitetin e të dyja palëve, sepse miqtë kujdesen për njëri tjetrin. Ne jemi të përgatitur të bëjmë ndryshim (të kushtetutës), sidoqoftë nuk do bëhet shumë sepse ajo është shumë e vështirë. Ata (Greqia) nuk kanë një rajon Republika e Maqedonisë, ata janë Republika e Greqisë. Dhe se si e përdorim atë brenda (vendit tonë) për të komunikuar nga ministritë në komuna dhe institucione të tjera është me të vërtetë e drejta jonë dhe nuk ka implikime për askënd”, ka thënë Zoran Zaev.

Ai është shprehur i bindur se nëse me zgjidhjen e kontestit ruhet dinjiteti i qytetarëve, ata do ta përkrahin në referendum.

“Mendoj se nëse ne e ruajmë dinjitetin – që është gjë e rëndësishme – kuptohet se qytetarët do ta përkrahin. Pse? Sepse është ajo (mbi të cilën) varet integrimi ynë në NATO dhe Bashkimin Evropian”, ka thënë Zoran Zaev.

Reuters shkruan se kryeministri, Zoran Zaev planifikon të takoj në mars homologun e tij grek, Aleksis Tsipras.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat