Moti sot në Maqedoni

Maqedonia

Moti sot në Maqedoni

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 08:18
Ilustrim

Moti sot në Maqedoni pritet të jetë i vrënët, i ndryshueshëm dhe i ftohtë, ndërsa do të ketë edhe të reshura të pakta të dëborës, sidomos në perëndim dhe jug të vendit.

Do të fryjë erë e lehtë, kurse në rajonin e Pellagonisë era do të përforcohet në drejtimin jugor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga -9°C e deri më -2°C, kurse ajo ditore do të lëvizë nga -3°C e deri më 3°C.

Në Shkup e rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, ndërsa temperatura do të lëvizë nga -6°C e deri më 1°C.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat