Paditet ish kryetari i një komune

Maqedonia

Paditet ish kryetari i një komune

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 15:32
Ilustrim

Policia ka ngritur padi ndaj ish kryetarit të komunës së Rosomanit S.L (53) për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

MPB informon se ish kryetari i Rosomanit ka paguar faturë për punë infrastrukturore në rrugën lokale nga fshati Sirkovë deri në Rosoman, edhe pse e ka ditur se punimet që kanë figuruar në dokumentacion as që janë realizuar kompania ndërtimore Agroplast.

Me këtë shpërdorim, është dëmtuar buxheti i komunës për 574.636 denarë, njoftojnë nga MPB.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat