Filipov: Bullgarisë i pëlqen emri ”Maqedonia e Vardarit

Maqedonia

Filipov: Bullgarisë i pëlqen emri ”Maqedonia e Vardarit

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 12:50
Maqedoni

Gazetari bullgar, Kostadin Filipov, i afërt me tema historike në Bullgari dhe në rajon, ka folur për kontestin e emrit të Maqedonisë dhe ndikimin e ndryshimit të emrit në rajon, posaçërisht tek Bullgaria dhe tek shtetet tjera.

Për emisionin ”Faktor Magazina” në TV24, Filipov thotë se prej tre mundësive: Maqedonia Veriore, Maqedonia e epërme dhe Maqedonia e Vardarit, më e saktë për Bullgarinë është ”Maqedonia e Vardarit”, që shteti të futet në BE dhe NATO.

Këtë konstatim, Filipov e mbështet me idenë se disa nga zyrtarët shtetëror kanë pasaporta bullgare, nënshtetësi bullgare dhe janë më miqësor me shtetin e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat