Kallëzohet penalisht ish-drejtori i spitalit të Ohrit - Bota Sot
Kallëzohet penalisht ish-drejtori i spitalit të Ohrit

Maqedonia

E martë, 25 shtator 2018

Kallëzohet penalisht ish-drejtori i spitalit të Ohrit

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 13:09
Policia

SPB Ohër ka ngritur kallëzim penal ndaj ish-drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm të Ohrit, L.A (61), për shkak të ekzistimit të kryerjes së veprës penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”, me çka ka dëmtuar buxhetin e spitalit prej 703.394 denarë.

Ai dyshohet se veprën e ka kryer në periudhën prej tetorit 2012 deri qershor 2013, në pozitën e drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm të Ohrit.

Sipas policisë, i dyshuari në mënyrë joligjore ka urdhëruar të blehen pajisje mjekësore për larje dhe dezinfektim, për nevojat e spitalit.

Ai ka nënshkruar marrëveshje me firmën “Evro Tim” – DOOEL Shkup, e cila e ka realizuar blerjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test