Ahmeti takohet me presidentin bullgar: Bullgaria të ndihmojë integrimin e Maqedonisë në strukturat euroatlantike

Maqedonia

Ahmeti takohet me presidentin bullgar: Bullgaria të ndihmojë integrimin e Maqedonisë në strukturat euroatlantike

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 23:09
Ali Ahmeti

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti së bashku me nënkryetarin Izet Mexhiti realizuan takim me presidentin e Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev.

Në këtë takim u bisedua rreth perspektivës së përbashkët euro-atlantike të dy shteteve.

Kryetari Ahmeti përshëndeti Marrëveshjen e arritur mes dy shteteve, për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, si dhe kërkoi ndihmë nga presidenti bullgar në drejtim të integrimit më të shpejtë dhe më të lehtë të vendit në strukturat euro-atlantike, duke iu referuar me theks të veçantë stabilitetit, paqes dhe sigurisë, prioritete dhe interese këto edhe për vendin tonë por edhe për tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Mes tjerash, presidenti bullgar shprehu mirënjohje për kontributin e z. Ahmeti në të gjitha proceset e deritanishme, duke u zotuar se shteti jonë në këtë rrugë drejt integrimit do te ketë edhe përkrahjen e pa rezervë të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat