Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti priti sot në Tetovë në një takim pune Suzan Falatko, ushtruese e detyrës së zëvendësdrejtoreshë e Zyrës për çështje të Evropës Qendrore dhe Jugore pranë Departamentit të Shtetit të SHBA-ve.
Në bashkëbisedim u diskutua për zhvillimet politike në rajon si dhe për përcaktimet strategjike të ardhmërisë së rajonit që janë BE dhe NATO.
Palët u dakorduan që interes strategjik i Republikës së Maqedonisë është integrimi në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimi në NATO.
Kryetari i BDI-së falënderoi zonjën Falatko për mbështetjen e parezervë që Departamenti i Shtetit ka dhënë për Republikën e Maqedonisë, dhe e siguroi atë që Bashkimi Demokratik për Integrim do të jetë edhe më tutje promotori kryesor i vlerave perëndimore, euro-atlantike, si dhe faktor stabiliteti dhe progresi në vend.