Pas përfundimit të vizitës zyrtare të Ministrit të jashtëm të Maqedonisë, Nikola Dimitrov në Sofje ku edhe është takuar me kolegët e tij si dhe kryeministrin Borisov dhe presidentin Radev, ky i fundit pritet që të premten të qëndrojë për vizitë në Shkup.
Presidenti bullgar Rumen Radev në këtë vizitë zyrtare do të shoqërohet edhe nga dy metropolitët e kishës bullgare Nikolaj dhe Kiprijan.