Komuna e Berovës jep ndihmë të njëfishtë për lindjen e fëmijës

Maqedonia

Komuna e Berovës jep ndihmë të njëfishtë për lindjen e fëmijës

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 11:06
Foto ilustrim

Komuna e Berovës do të shpërndajnë vetëm një herë një ndihmë prej 3000 denarëve për secilin fëmij të lindur në 2018.

Kryetari i komunës, Zvonko Pelevski informi se komuna do të ndajë ndihmë financiare për të gjithë fëmijët e lindur në këtë vit, ndryshe nga më parë kur u dha një ndihmë financiare vetëm për fëmiun e parë të vitit.

Për shfrytëzuesit e këtij shërbimi, prindërit duhet të paraqesin dokumentet e duhura në komunën e Berovës, siç kërkohet për ndihmën financiare. Për fëmijët e lindur në këtë vit, për aplikantin kërkohet: fotokopje e letër njoftimit , fotokopje e xhirollogarisë, fotokopje e çertefikatës së lindjes për fëmijën, si dhe vërtetim i dhënë nga organi kompetent që nuk kanë raportuar qëndrim të përkohshëm jashtë territorit të Berovës, theksoi Pelevski.

Kërkesa për ndihmën financiare dorëzohet në Qendrën për shërbime komunale, në hapësirat e komunës së Berovës, ose në Arkivën e Komunës së Berovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat