Rrëshqitja e dheut bllokon rrugën Koçani-Makedonska Kamenica

Maqedonia

Rrëshqitja e dheut bllokon rrugën Koçani-Makedonska Kamenica

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 15:13
Komunikacioni për momentin është në ndërprerje

Një shkëmb i madh ka bllokuar rrugën rajonale Koçan-Makedonska Kamenica afër fshatit Istibanje. Për fat të mirë, gjatë kësaj kohe nuk ka pasur qarkullim të automjeteve dhe nuk ka të lënduar.

Komunikacioni për momentin është në ndërprerje, ndërsa si rrugë alternative shfrytëzohet rruga Koçani-Vinicë-Dragobrashta-Bigla-Makedonska Kamenica.

Ndërmarrjet publike kanë dalur në terren dhe po pastrojnë rrugën nga shkëmbinjtë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat