Mbretëria norvegjeze do t’i shtojë fondet për Maqedoninë

Maqedonia

Mbretëria norvegjeze do t’i shtojë fondet për Maqedoninë

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 15:32
Zoran Zaev- Arne Sannes

Mbetëria norvegjeze në periudhën e ardhëshme do të dyfishojë mbështetjen financiare për Republikën e Maqedonisë, bëri të ditur ambasadori norvegjes, Arne Sannes Bojstand, gjatë takimit me Kryeministrin Zoran Zaev.

Pjesa më e madhe e fondeve nga kjo rritje e ndjeshme me pjesëmarrjen e Norvegjisë në promovimin e politikave të vendit, do të ketë në shënjestër formimin e një fondi për zhvillim socio-ekonomik të rajoneve të pazhvilluara.

Ambasadori Bjornstand dhe Kryeministri Zaev diskutuan edhe për çështjet aktuale të politikës së tanishme në Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat