Gruaja, e cila pasdite u hodh në lumin Vardar, u nxor nga lumi nga babai i saj dhe më pas u dërgua në Spitalin “8 shtatori” ku do të mbahet në repartin psikiatrik.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se në ora 13.30 u raportua se një grua është vërejtur në ujërat e Vardarit.
“Ekipet e MPB-së konstatuan se bëhet fjalë për personin M.A. 27 vjeç e cila u nxor nga lumi nga babai i saj M.A. 45 vjeç. Më pas ajo u transferua në spitalin e Qytetit”, thonë nga MPB.
Nga spitali informojnë se personi nuk ka lëndime të dukshme por vetëm hipotermi nga uji i ftohtë dhe se është në gjendje relativisht të qëndrueshme.