Maqedoni, realizohen 97,26% e të ardhurave në buxhetin e shtetit

Maqedonia

Maqedoni, realizohen 97,26% e të ardhurave në buxhetin e shtetit

Më: 25 janar 2018 Në ora: 14:35
Ilustrim

Të ardhurat në Buxhetin e Maqedonisë, përfshi dhjetorin e vitit të kaluar, janë realizuar deri më 97,26%, ose janë mbledhur gjithsej 179.688 miliardë denar.

Sipas të dhëave të Ministrisë së Financave, të hyrat e tatimeve janë realizuar 84,82%, respektivisht 1,430 miliardë denarë.

Të ardhurat nga taksat personale në fitim janë rritur për 0,14%, respektivisht janë mbledhur 15,264 miliardë denarë. Neto e TVSH-së është 47,840 miliardë denarë, kurse bruto e TVSH-së është 68,532 miliardë denar.

Nga akzizat janë mbledhur 23,094 miliardë denarë, pastaj janë mbledhur 5,174 miliardë denarë të dhëna hyrëse.

Nga harxhimet, janë realizuar 96,69%, respektivisht 196,584 miliardë denarë. Harxhimet kapitale arritën në 83,64% ose 19,863 miliardë denarë.

Deficiti është realizuar deri 19,896 miliardë denarë, ose 91%.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat